Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit së Kosovës, Hajrulla Çeku pritet me nderime në Preshevë (video)
Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit së Kosovës, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë qëndroi për vizitë në komunën e Preshevës dhe është pritur nga përfaqësuesit e qeverisjen komunale.
"Ky është një nga prioritetet e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës.vSot patëm rastin ta bisedojmë këtë më konkretisht me Ministrin, z.Hajrulla Çeku, që patëm nderin ta mirëpresim në Preshevë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij", ka shkruar mes tjerash Ardita Sinani kryetare komunës së Preshevës.