Ministri i Kosovës,  Armend Zemaj pret specializantët mjekësorë të Luginës
Lokale

Ministri i Kosovës, Armend Zemaj pret specializantët mjekësorë të Luginës

11.Feb.2021 13:27
0
Ministri i Shëndetësis së Kosovës ka pritur në takim përfaqësues nga komuna e Preshevës dhe specializantë të rinj nga kjo trevë.
 
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook nga Armend Zemaj:
 
Ditën e fillova me takim mirënjohës, nga Lugina e Preshevës. Takimi me specializantët nga kjo trevë, ishte rast të bashkëbisedoja për rëndësinë e specializimit të tyre, për ruajtjen e perspektivës dhe mirëqenien shëndetësore në Luginë. Shqiptarëve aty ju kanoset shpërngulja për mungesë të kushteve për jetesë.
 
Po ashtu, ritheksova se specializantët e Luginës do të përfitojnë nga subvencionet. Falënderoj specializantët e Luginës për vizitën si dhe për mirënjohjen simbolike. Konkursi për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali e Zi, tashmë është i hapur, praktikë e re e përfshirjes në shkollimin specialistik.
 
Puna dhe përkushtimi im dhe Qeverisë Hoti në avancimin e sistemit shëndetësor dhe shkollimin e mëtejmë të mjekëve të rinj do të jetë në vazhdimësi.
Përfaqësues nga Ambasada e Holandës në Beograd takim me kryetarin e komunës së Bujanocit
Serbia "mund" të prodhojë këtë vit vaksinën ruse kundër COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration