Ministri i Arsimit në Serbi:  Me koronavirus janë infektuar afër 4.500 nxënës
Lokale

Ministri i Arsimit në Serbi: Me koronavirus janë infektuar afër 4.500 nxënës

02.Dec.2020 13:25
0

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq deklaroi se 126 fëmijë në institucionet parashkollere, 2.151 nxënës të shkollave të mesme janë infektuar me koronavirus.

Ruzhiq mbrëmë ishte mysafir në emisionin “Prashalnik” në Radiotelevizionin Serbia (RTS) dhe deklaroi se 1.357 të punësuar janë infektuar në institucionet parashkollore, 2.882 në shkollat fillore, ndërsa në shkillat e mesme ka 1.164 punonjës të infektuar. 

“Nuk ka asnjë arsye për panik dhe të shkaktohet psikozë me tregime se janë infektuar dhjetëra mijëra nxënës dhe të punësuar”, tha Ruzhiq.

Duke folur për kalimin në mësimin onlajn, ai tha se tranzicioni ishte “përafërsisht i mirë”.

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se duhen 10 deri në 15 ditë zbatimit të vazhdueshëm të masave të përshkruara për të stabilizuar situatën epidemiologjike.

Ambasadori amerikan në Serbi: Ndryshimet në SHBA nuk do të ndikojnë në marrëveshjen e Washingtonit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration