Ministri Agani premton mbështetjen për kandidatët e Luginës
Lokale

Ministri Agani premton mbështetjen për kandidatët e Luginës

23.Sep.2013 20:19
0
Ministri i shëndetësisë i Republikës së Kosovës Feri Agani ka pritur të hënën në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri dhe deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë,  Riza Halimin. Në këtë takim Beqiri dhe Halimi i shprehën ministrit Agani falënderimet e strukturave dhe banorëve të Luginës së Preshevës për ndihmën që Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka dhënë për specializim mjekëve dhe stomatologëve të kësaj ane, raporton TV Spektri. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë mjete prej 100 mijë eurove për vazhdimin e specializimit të 18 kandidatëve nga Lugina në degën e mjekësisë dhe stomatologjisë. Delegacioni nga Lugina e njoftoi ministrin Agani me vështirësitë e banorëve të komunave shqiptare të Luginës, problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe vështirësitë që kanë kandidatët e këtyre komunave të cilët duan të ndjekin specializimin dhe programe të shkollimit të vazhduar profesional. Gjatë bisedës u theksua edhe nevoja e sensibilizimit edhe më shumë të çështjes së regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në degë të ndryshme të Fakultetit të Mjekësisë dhe Universitetit të Prishtinës. Sipas TV Spektrit ministri Agani ka shprehë gatishmërinë që Ministria e Shëndetësisë ta vazhdojë mbështetjen e kandidatëve nga Presheva për specializime në bazë të kërkesave që do të vinin nga autoritetet përgjegjëse të Luginës./Titulli.com/
Isufi: Mbështetje të pakët nga institucionet lokale në Bujanoc
PD: Rrugët dhe sheshet në Bujanoc të mos mbajnë emra sllav
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration