Mimi Kodheli nga Shqipëria nderohet me çmimin "Ambasadore e Preshevës"
Një delegacion nga Shqipëria, kryesuar nga Mimi Kodheli kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd qëndruan për vizitë në komunën e Preshevës.
Këta u pritën nga kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndërsa Mimi Kodheli është nderuar me çmimin "Ambasadore e Preshevës", shkruan Titulli.com.
“Jam nderuar sot nga Komuna Preshevë me çmimin "Ambasadore e Preshevës". Ky çmim përveçse më ka emocionuar pa masë më ngarkon me përgjegjësi të lartë”, ka shkruar zonja Kodheli në profilin e saj në facebook.
Ajo ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe është njoftuar për rrjedhat poltike në këtë rajon të banuar me shqiptarë.
Sipas saj çmimi "Ambasadore e Preshevës" është dhënë më motivacionin për angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri.
Mimi Kodheli ka shkruar se ky çmim është një angazhim dhe përgjegjësi më e madhe për atë./Titulli.com/