Lokale
“Milioneri” vjen sot në Preshevë
Në Preshevë sot vjen “Milioneri” nga Teatri Bylis nga Fieri.në kuadër të “Ditëve të Komedisë Shqiptare”, një festival i organizuar nga Komuna e Preshevës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar.
Festivali do të mbyllet sonte me shfaqjen dramës satirike “Milioneri” nga Teatri Bylis nga Fieri
Regjisor i shfaqjes është Pëllumb Kulla, ndërsa pritet që edhe në mbrëmjen e sotme, sikurse në gjashtë mbrëmjet e kaluara interesimi për të përcjellë këtë dramë të jetë i lartë.
Organizatorët e janë shprehur të kënaqur për mbarëvajtjen e festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në të cilin morën pjesë teatro profesioniste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia./
Festivali është hapë më 31 tetor me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, dhe është pasuar me “Darka Private” nga Teatri “Istref Begolli” i Pejës, shfaqja “Langojt” nga Teatri Profesionist i Mitrovicës, Teatri Shqiptar i Shkupit ka prezantuar shfaqjen “Paraja”, dhe teatrot tjera si Dodona, Teatri Metropol i Tiranës, Teatri Kombëtar nga Tirana si dhe Teatri Bylis nga Fieri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!