Lokale
"Fitorja e Obamës, fitore e shqiptarëve të Kosovës Lindore"
Partia Demokratike Kombëtare, fitoren e Barak Obamës, në krye të Shtëpisë së Bardhë, e vlerëson fitore të rëndësishme për SHBA-të dhe mbarë botën.
"Rizgjedhja për mandatin e dytë në krye të shtetit më të fortë në botë e Obamës, tregon qartë besimin e zgjedhësve Amerikan, për një burrshtetas, i cili gjithnjë po tregon një frymë të re të përparimit dhe demokracisë", kështu fillon urimi i PDK-së që vepron në komunë të Bujanocit.
Ky subjekt politik gjithashtu vlerëson se fitorja e Obamës është edhe fitore e shqiptarëve kudo qofshin ata, pra edhe të Kosovës Lindore, të cilët me gëzim të madh pritën fitoren e presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.
"Partia Demokratike Kombëtare, përgëzon fitoren e Obamës dhe popullit amerikan, duke i dëshiruar suksese të reja në rrugën e përparimit dhe afirmimit të demokracisë amerikanë", thuhet në mesazhin e urimit të liderit të PDK-së, Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!