Mijëra besimtarë myslimanë të Luginës festojnë festën e Fitër Bajramit (foto)
Lokale

Mijëra besimtarë myslimanë të Luginës festojnë festën e Fitër Bajramit (foto)

28.Jul.2014 07:27
0

Në orën 6:00 të mëngjesit, xhamitë në vendbanimeve të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë ishin të mbushura plot me burra dhe të rinj që sipas traditës fetare kanë falur namazin e Bajramit të Madh.

Dita e Fitër Bajramit festohet pas 30 ditë agjërimi të muajit Ramazan, ku besimtarët myslimanë ushqehen vetëm në vaktet syfyr (në mëngjes) e iftar (në darkë) si një sakrificë për Zotin për të pastruar shpirtin nga mëkatet e bëra. 

Besimtarët e Luginës në ditën e parë të Bajramit i ka uruar edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, njëherit imam në xhaminë e mesme në Tërnoc, Sulejman Fejzullahu.

Ai me këtë rast ka ftuar në paqe dhe pajtim, ndërsa ka përshëndetur edhe bashkatdhetarët që këtë vit në numër më të madh janë prezent në vendlindje sidomos për këtë festë, raporton Titulli.

Pas 30 ditë agjërim besimtarët i falen Zotit për më shumë paqe dhe mirësi ndërmjet tyre. Sipas traditës, festa e Fiter Bajramit vijoi më pas në shtëpitë e besimtarëve myslimanë të Luginës me drekën tradicionale ku ftohen më të afërmit për ta kaluar bashkarisht dhe të gëzuar këtë ditë të rëndësishme të besimtarëve, ndërsa nuk munguan as vizitat në varreza për të të afërmve të ndjerë.

Me rastin e kësaj feste besimtarët mysliman të Luginës dhe më gjerë kanë marrë urimet të përzemërta edhe nga udhëheqësia institucionale e fetare si dhe nga organizatat e ndryshme që veprojnë në këtë rajon.

KLIKO për të lexuar urimet. /Titulli.com/

 

Mesazhe urimi të liderëve dhe organizatave nga Lugina për festën e Bajramit
"Shporta e Fitër Bajramit" i ndahet 420 familjeve në Luginë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration