Lokale
Menaxhimi i integruar i kufirit do të zbatohet edhe në Preshevë
Shefi i Departamentit të Policisë në Vranjë, Slavko Antic, ka thënë se nga marsi do të zbatohet menaxhimi i integruar i kufirit edhe në pikëkalimin kufitar në Muqibabë.
Sipas tij, momentalisht janë duke u kryer punët në pikëkalimin që është në kuadër të Komunës së Preshevës, e të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij muaji.
Sipas marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, që është arritur gjatë bisedimeve teknike në Bruksel, dy punktet e kontrollit, të policisë së Kosovë dhe asaj të Serbisë, që ishin larg njëra-tjetrës disa kilometra dhe kontrollet ishin të dyfishta, tash janë afruar disa metra, ndërsa kontrollimi bëhet vetëm një herë.
Zëvendësshefi i policisë në Vranjë, Ivica Stosic, ka thënë se janë mangët 130 vende të punës të policëve dhe se mungesa më e madhe e tyre është në Preshevë dhe Bujanoc.
"Do të nevojitet një numër më i madh i policëve për IBM-në”, ka thënë ai, transmeton "RTS".
Sipas tij, në komunën e Bujanocit, veçanërisht në zonën e sigurisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, dërgohen çdo ditë policë nga qarqet tjera të Serbisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!