Medvegjë-Kamenicë: Për 7 kilometra largësi, bëjnë 100 kilometra rrugë! (Video)
Lokale

Medvegjë-Kamenicë: Për 7 kilometra largësi, bëjnë 100 kilometra rrugë! (Video)

11.Jan.2015 23:34
0

Banorët e fshatit Sfircë në anën e Kosovës si dhe ata në Medvegjë, po kërkojnë rihapjen e pikë kalimit të quajtur “Kapi”, i cili ishte i hapur deri pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Mbyllja e kësaj pike po sjellë pasoja dhe vështirësi për banorëve e të dyja anëve, të cilët për 7 kilometra largësi atyre u duhet t’i bëjnë rreth 100 kilometra rrugë.

Muharrem Doda, banorë i fshatit Sfircë të Kamenicës i ka rreth 10 hektarë në anën e Medvegjës, por tash e 15 vjet nuk ka munduar as t’i vizitojë, e lëre më ta punojë atë.

Mbyllja e pikë kalimit të quajtur “Kapi” ka paraqitur vështirësi të mëdha për të dhe bashkëfshatarët e tij.

“Tokën matan e kemi. Ka me mijëra hektarë që kanë matanë, nuk munden me i shfrytëzu, livadhet nuk shfrytëzohen , malet jo, shkaku që duhet me kalu nëpër Mutivod me shku 100 kilometra në tokat tona që i kemi në këtë anë”, thotë për RTK-në Doda.

Ka shumë raste kur banorët pa vetëdije, pa e ditur saktë vijën që kalon kufirin, kanë hyrë në territorin e Serbisë, duke u gjobitur nga Xhandarmëria serbe.

Ish ministri i Punëve të Brendshme tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti, thotë se patjetër që kjo çështje, në fazat e ardhshme të dialogut, duhet të shtrohet si problematikë.

“Ne do ta ritransmetojmë me një këmbëngulje më të madhe, do të kërkojmë që në fazën e ardhshme të bisedimeve të shtrohet edhe çështja e këtij vendkalimi që është jetike për banorët e këtushëm dhe komunikimin e shumë banorëve nga Medvegja, Kamenica dhe regjionit të kësaj pjese të fundit të Gollakut”, shprehet Pajaziti, transmeton portali Titulli.com.

Nënkryetari i Medvegjës, Fehmi Beha, thotë se rihapja e këtij pikë kalimi do t’i ofronte edhe më shumë shqiptarët e Medvegjës me Kosovën dhe do të parandalonte shpërnguljen.

“Hapja e këtij kufiri ka rëndësi të madhe, sidomos për shqiptarët e Medvegjës, duke e ditur se në vitin 1999 një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Sfircë, ku para lufte jetonin 1.500 banorë, tash janë të shpërngulur, jetojnë në Kamenicë dhe në pjesë tjera të Anamoravës”, thekson Beha.

Ndërkaq, deputeti nga Bujanoci në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për mos hapjen e këtij pikë kalimi fajëson Beogradin.

“Me vite të tëra jemi duke u angazhuar që të realizohet,  por për shkak të mungesës së një vullneti politik në Beograd, po shtyhet dhe prolongohet tërë këto vite”, nënvizon Kamberi.

Ndërkohë RTK posedon disa dokumente të cilat janë adresuar si kërkesë nga Komuna e Kamenicës, kryesueses së dialogut Edita Tahiri, ku kërkohet që kjo çështje të diskutohet seriozisht se po i atakon banorët e të dyja anëve, ndërsa rihapja e pikës do t’u mundësonte banorëve të të dyja anëve lirinë e lëvizjes dhe do të shkurtonte rrugën për 90 kilometra.

Një kërkesë për rihapjen e këtij vendkalimi e ka bërë edhe Komuna e Medvegjës, duke e konsideruar me interes për banorët e të dyja anëve./Titulli.com/

 

U nda nga jeta Vehbi Hyseni, veprimtari nga Nesalca
As me Luginë, as me Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration