Lokale
Medvegjë: Kalimi i mallrave dhe makinave të Kosovës i pamundur
Pika kufitare në Mutivodë që lidhë komunën e Medvegjës (Luginë) me Kosovën, ende nuk mund të shfrytëzohet nga automjetet me targa të Kosovës si dhe kalimit të mallrave
Sipas kryetarit të kësaj komune Sllobodan Drashkoviq mundësimi i kalimit të lirë të mallrave në mes të Serbisë dhe Kosovës do t’i ndihmonte ekonomikisht qytetarët e Medvegjës si dhe të gjithë rrethin e Jabllanicës.
“Gjithnjë i shkruajmë Beogradit dhe kërkojmë që përmes Mutivodës të kalojnë në Kosovë edhe mallrat nga rajoni jonë. Ata të cilët vetëm se bashkëpunojnë me ndërmarrje nga Kosova janë të detyruar të transportojnë mallrat përmes Merdares apo Konçulit. Me hapjen e kufirit për mallra në Mutivodë do të rritet bashkëpunimi ekonomikë, i cili është shumë me rëndësi për qytetarët e Medvegjës por edhe për të gjithë ndërmarrësit nga rrethi i Jabllanicës”, u shpreh kryetari i K. së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq gjatë një prononcimi për Jugpress.
Ai mori si shembull shitjen e drurëve, i cili do të shitej me një çmim më të lartë në Prishtinë se sa në Medvegjë.
Drashkoviq tha se pika e kalimit të integruar në Mutivodë edhe matej nuk mund të shfrytëzohet nga automjetet me targa të Kosovës, ndërsa është duke u punuar për vendosjen e doganës dhe pikës së shoqërive të sigurimeve.
Në përputhshmëri me marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (IBM), nga fillimi i muajit maj në funksion është vendkalimi në Mutivodë.
Ky vendkalim po shfrytëzohet edhe nga qytetarët e pajisur me letërnjoftim të lëshuar nga autoritetet e Kosovës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!