Medvegja organizon takimin e vendlindjes “Tupalla 2013”
Lokale

Medvegja organizon takimin e vendlindjes “Tupalla 2013”

25.Apr.2013 11:07
0
Takimi tradicional i vendlindjes “Tupalla 2013” edhe këtë vit do të mbahen si rëndom, më 1 maj, në ambientet e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë. Kësaj radhe, takimet tradicionale kulturore e sportive të shqiptarëve të Medvegjës do të organizohen nën patronatin e Kuvendit Komunal të Medvegjës, ka bërë të ditur për medvegja.net Florim Sahiti, zëvendëskryetar i Komunës. Sahiti i ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij manifestimi kulturore-sportivë. Në këtë manifestim është paraparë që të marrin pjesë shoqëri kulturore-artistike, si “Shqiponjat e Medvegjës”, rapsodë e këngëtarë nga Kosova e Lugina, Grupi Folklorik “Shpëtimi” e tjera. Në këtë aktivitet do të ketë edhe promovim librash, ndërsa do të organizohet edhe turneu tradicional i futbollit, me ç’rast ekipet e interesuara mund të paraqiten deri më 1 maj, në orën 10:00, te komisioni përkatës.

medvegja.net1

Përgatitjet për mbajtjen e këtij manifestimi tradicional tani më janë në fazën finale, ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit, Kamenicës, Fushë-Kosovës, Prishtinës dhe nikoqirët e komunës së Medvegjës. Të ftuar janë edhe disa deputetë nga Kuvendi i Kosovës, një zëvendëskryeministër  i Kosovës, kryetar të partive politike në Luginë dhe më gjerë, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd. Vlen të theksohet se këtë vit, duke filluar nga data 30 prill, Medvegjën do të kenë mundësi ta vizitojnë edhe qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës, ndërsa kjo nuk do të vlejë për veturat me regjistrim të Kosovës./B.UKA/Titulli.com/
PVD me të njëjtat qëndrime për emërtimin e rrugëve
Zvarritet nostrifikimi i diplomave për studentët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration