Medvegja ndalon shitjen e kafshëve, "gjuha e kaltër" rrezikon përgjysmimin e bagëtive (foto)
Lokale

Medvegja ndalon shitjen e kafshëve, "gjuha e kaltër" rrezikon përgjysmimin e bagëtive (foto)

14.Sep.2014 16:20
0
Sëmundja virale ethet katarale ose "gjuha e kaltër" kërcënon të përgjysmojë bagëtinë në komunën e Medvegjës. Nga paraqitja e rastit të parë kah fundi i gushtit deri më sot janë sëmurë mbi 1500 frymë, kryesisht dele. Rreth pesëdhjetë tashmë kanë ngordhur edhe pse janë aplikuar masat e disponueshme të shërimit dhe vaksinimit të frymëve nga ana e ekipit veterinar.

Sa do të jenë përmasat e dëmit askush në këtë moment nuk mund të parashikojë sepse çdo ditë paraqiten raste të reja. Nga buxheti i komunës së Medvegjës urgjentisht janë ndarë gjysmë milion dinarë për shërimin e kafshëve.

"Fatkeqësisht, kjo shifër sigurisht do të tejkalohet. Por, asnjë amvisëri që ka kafshë të sëmuara nuk do të paguajë shërimin e tyre, por gjithçka do të shkojë në barrë të komunës" – ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

"Shumica e banorëve në komunën tonë jeton nga blegtoria kështu që shërimi i kafshëve të sëmuara dhe parandalimi i përhapjes së infeksionit është në këtë moment detyra më me rëndësi".

Me barinjtë e dëshpëruar përveç udhëheqësisë së komunës ditë e natë janë edhe ekipet veterinare nga Medvegja dhe Lebana. Katër ekipe veterinare tashmë kanë kaluar 4 mijë kilometra rrugë të cilat çojnë deri tek fshatërat kodrinore përgjatë kufirit me Kosovën.

Zoran Illiq, drejtor i Stacionit veterinar në Lebanë thekson se kafshët po shërohen me doza të forta të antibiotikëve. Gjithashtu, ndahen delet e sëmuara nga ato të shëndosha për t'u parandaluar përhapja e sëmundjes.

Përndryshe, në komunën e varfër thonë se është ndërmarrur gjithçka që është në fuqinë e tyre për t'u ndihmuar njerëzit të cilët jetojnë nga blegtoria. Tani i takon shtetit që të miratojë masat tjera për luftimin e kësaj sëmundjeje. Tani për tani, e vetmja masë e cila është në fuqi është ndalimi i shitjes së kafshëve në territorin e komunës së Medvegjës./Titulli.com/

E bojkotuan se kishte kompetenca të kufizuara, tani pranojnë KKSH-në e përgjysmuar! (dokument)
LPD zgjedhë pjesëmarrjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration