Medvegja mes dy zjarreve dhe shpopullimit nga shqiptarët
Lokale

Medvegja mes dy zjarreve dhe shpopullimit nga shqiptarët

15.Feb.2019 00:16
0

Gjendja në të cilën ndodhen sot shqiptarët në Serbi, veçanërisht ata në Medvegjë, është nga më të rëndat dhe që rrezikon seriozisht ardhmërinë e tyre në trojet autoktone. Për çdo ditë edhe më shumë, politika serbe, e mirëmenduar dhe e mirëplanifikuar po vepron në dëm të shqiptarëve. Rreziku imediat është i shumëfishtë. Qeveria serbe po vazhdon pandërprerë aksionin e shpopullimit të territoreve shqiptare përmes pasivizimin të adresave të shqiptarëve me ritme shqetesuese, pa kursyer gati askënd. Mjafton që në një ditë të vetme të lëvizësh jashtë komune dhe në mbremje e gjen veten pa adresë dhe joresident në shtëpinë tënde. Ndërrimi i emërtimeve të rrugëve në territoret shqiptare po vijon me shpejtësi, si një mënyrë për të hequr çdo ditë e më shumë tulla nga identiteti ynë shqiptar. Ndërkohë që kërkesat e popullatës autoktone shqiptare po shpërfillen dhe nuk po merren në konsideratë nga asnjë institucion vendor apo qendror. Heqja e adresave, ndryshimi i emërtimeve shqiptare të rrugëve dhe diskriminimi i vazhdueshëm i të drejtave themelore, mes dëmeve të tjera ka sjellë edhe mohimin për shqiptarët të të drejtës për dokumentacion personal dhe për rrjedhojë edhe heqjene të drjetës kushtetuese për të votuar.

Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë historinë dhe duhet të nxjerrim mësime prej saj. Korigjimi i kufijve nuk është një tezë e re që është hedhur sot në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, po të bëjmë një retrospektivë, politikën ekspasioniste serbe e gjejmë të zbatuar në vitet 50-të të shekullit të kaluar, përmes korigjimit të kufijve të brendshëm të ish-Jugosllavisë. Ky proces u zbatua përmes shtimit të territorit të banuar me serbë në territorin e krahinës së Kosovës dhe duke hequr nga territori i krahinës së Kosovës 3 komuna shqiptare që ju bashkangjitën padrejtësisht territorit të Republikës së Serbisë. Kjo politikë antishqiptare ndryshoi radikalisht strukturën demografike të Kosovës, e cila nga një krahinë etnikisht e pastër shqiptare, u kthye në një krahinë me etni të tjera, ku serbët u rritën ndjeshëm në numër. Ndërkohë që shqiptarët në Serbi u bënë minorancë. Zbatimi i kësaj politike është një nga dëmet më të mëdha që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës përgjatë shekullit të kaluar.

Shembull flagrant është rasti i komunës së Banjës së Siarinës, e cila në ato vitet banohej nga 90% shqiptarë dhe 10% malazes. Ristrukturimi i territoreve e suprimoi Komunën e Banjës dhe ia bashkangjiti një pjesë të territorit komunës së Medvegjës dhe pjesën tjetër komunës së Lebanes. Në këtë mënyrë një komunë etnike shqiptare u nda në dy pjesë dhe shqiptarët që ishin mazhorancë në Banjë, u kthyen në minorancë në Medvegjë dhe Lebane. Politika e shpopullimit të territoreve shqiptare nuk është ndalur asnjëherë. Përgjatë viteve politikat antishqiptare të drejtuar nga Serbia kanë manipoluar territoret shqiptare duke kaluar territoret shqiptare në komunën e Lebanes. Ndaj sot është immediate të flitet për territore shqiptare, që duhet t’i kthehen komunës së Baja e Siarinës,siç edhe ka qenë realisht para ndryshimeve të viteve ’50-të. Dhe nuk duhet të ngrihet çështja për disa fshatra shqiptarë në komunën e Medvegjës.

Historia na mëson se politika antishqiptare e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe vijon edhe sot me të njëjtat mjete e mënyra. Ndër dekada qeveria e Serbisë ka zhvilluar infrastrukturën dhe ekonominë në territoret ku nuk ka shqiptarë. E kundërta ka ndodhur në territoret shqiptare, duke e degraduar infrastrukturën dhe duke e penguar me të gjitha mjetet zhvillimin ekonomik. Në këtë mënyrë kanë vështirësuar skajshmërisht jetën e shqiptarëve, duke stimuluar shpërnguljen e tyre drejt zonave dhe vendeve të zhvilluara në Serbi e jashtë saj.

Për fatin e keq, sot, kemi ende shqiptarë që nga pozitat e larta politike që mbajnë, e deklarojnë komunën e Medvegjës të humbur, për shkak të mungesës së popullatës. Këto qëndrime jo vetëm që janë kundër shqiptarëve autoktonë, por edhe legjitimojnë politikën serbe të shpopullimit të trojeve shqiptare. Në këtë mënyrë këta drejtues që vetëm për nga origjina janë shqiptarë, zyrtarizojnë politikën e shpërnguljes dhe deportimit të shqiptarëve nga trojet autoktone dhe në kohë paqe, ju dhurojnë serbëve territore autoktone shqiptare. Është fakt që Serbia të gjitha luftrat i ka bërë për të fituar territore shqiptare dhe humbjet në terren, sot po përpiqet me gjithçka t’i marri përmes bisedimeve në tavolinë.

Medvegja ndodhet sot mes dy zjarreve, që kërkojnë ta shpopullojnë nga shqiptarët, ku nga njëra ana veprohet përmes pasivizimit të adresave dhe nga ana tjetër kërkohet që përmes “rikorigjimin e kufijve” të heqë dorë nga territori shqiptar.

Në këtë situatë të rëndë, Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) fton partitë politike shqiptare që veprojnë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë; Këshillin Nacional Shqiptar; shoqërinë civile shqiptare që vepron në Serbi; si dhe organizatat jofitimprurëse nga diaspora që të organizojmë të gjithë së bashku një proteste paqësore në Medvegjë për të mbrojtur territoret tona shqiptare, që na i lanë etërit tanë dhe që ne e kemi për detyrë t’ua lëmë të paprekura bijve tanë.

AFEDS

Shkruar nga Muharrem Salihu-Medvegjë

Korrigjimi i kufijve mundëson bashkimin e Mitrovicës dhe futjen brenda Luginën e Preshevës?
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration