Mediat e Kosovës: Vetura me targa serbe (Bujanocit) lëvizë lirshëm në Prishtinë pa i mbuluar ato
Të hënën bëhen një javë që kur ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila parasheh vendosjen e etiketave ngjitëse në simbolet e dy shteteve nëpër targa.
Por, kjo marrëveshje duket se nuk po respektohet nga disa shoferë nga Serbia, të cilët po shihen shpesh nëpër Kosovë duke lëvizur me targa pa i mbuluar simbolet në targa, raporton Zeri.info.
Një lëxues i "Zërit" ka dërguar një fotografi ku edhe sot shihet një veturë në Prishtinë duke lëvizur pa e mbuluar simbolin serbë në targa.