Me filmin “Nëntor i Ftohtë” fillon java e filmit të Kosovës në Bujanoc
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc filloi festivali “Java e filmit të Kosovës në Bujanoc” me filmin “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina.
Në natën e parë të këtij festivali morën pjesë edhe drejtori i Qendrës Kinomatografike të Prishtinës Arben Zharku dhe aktori i njohur Fatmir Spahiu të cilët shprehën kënaqësinë për këtë ngjarje kulturore dhe treguan që ka edhe premiera të filmit që për herë të parë do të prezantohen.a
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa i cili falënderoi mysafirët nga Kosova dhe qytetarët për interesimin, shkruan Titulli.com.
Këshilli Kombëtar Shqipëtar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës me mbështetjen e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc organizon për herë të parë festivalin “Java e filmit të Kosovës në Bujanoc” nga data 10 deri më 15 dhjetorë 2018.
Ditët në vijim nga ora 17:00 do të shfaqen 4 filma të metrazhit të gjatë “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha./Titulli.com/