Me çfarë procedure u punësuan mjekët dhe motrat medicinale në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc (dokument)
Përmes një urdhërese të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë punësuar për kohë të pacaktuar punëtorë shëndetësorë mjekë dhe motra medicinale-teknike.
Jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se në mesin e të punësuarve janë 11 mjekë prej të cilëve 6 shqiptarë dhe 10 motra medicinale-teknik prej të cilave 6 serb e 4 shqiptarë.
Gjithashtu sipas informacioneve të redaksisë së Titulli.com dhe të prezantuar në dokument, kjo urdhëresë nga ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar i është dërguar shtëpisë së shëndetit në Bujanoc më 26 maj dhe ka kërkuar me procedurë urgjente lëshimin e kontratave për numrin e caktuar të të punësuarve.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi duke theksuar se kërkesa e komunës ishte shtruar në dy takime të realizuar me presidentin Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
“Si realizim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arrit të punësohen përnjëherë”, ka shkruar Kamberi.
Sipas Kamberi emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar janë Imrane Aliu, Veton Salihu, Granit Isufi, Besnik Sulejmani, Sali Nuhiu dhe Artan Ajeti./Titulli.com/