Mbyllen zyra e PDSH-së në Preshevë, akuzojnë pushtetin lokal dhe Beogradin
Lokale

Mbyllen zyra e PDSH-së në Preshevë, akuzojnë pushtetin lokal dhe Beogradin

26.Nov.2018 18:21
0

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë përmes një njoftimi ka tregua se është mbyllur zyra e partisë duke vlervsuar se

Njoftimi i plotë i PDSH-së:

Njohtohen të gjithë anëtarët e simpatizuesit e Partisë Demokratike Shqiptare në komunën e Preshevës se sot, datë 26 nëntor 2018 ndërmjet orës 16 e 17 të territ të mbrëmjes dy ditë para festës së FLAMURIT, zyrtarët e ministrisë së brendshme të Serbisë, sektorit për situata të jashtëzakonshme kanë MBYLLUR selinë e partisë në qytetin Preshevë.

Një mbyllje të selisë së partisë së parë politike shqiptare që prej pluralizmit politik nga viti 1990 pa asnjë paralajmrim, e bëjnë vetëm ALBANOFOBËT serb në bashkëpunim me vazalët e tyre, pikërisht pushteti lokal i Preshevës shqiptaro serb!

Se serbët janë çoroditur këtë po e kuptojmë, por se çfarë fobie ka kapluar pushtetmbajsit e përzier shqiptar e serb edhe pse në shumicë shqiptarësh këtë nuk po e kuptojmë.

Provokime edhe të tjera mund t'u ndodhin shqiptarëve ditëve në vijim në saje të hakmarrjes së Serbisë me rastin e vendimeve të mëdha të qeverisë së Kosovës.

Sido që të sillen serbët ndaj nesh, NE nuk heqim dorë nga njohja e REPUBLIKËS së KOSOVËS e aq më parë nga e drejta jonë për bashkëngjitje me Kosovë në bazë të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992. RM

Bllombohet objekti RTV "Presheva", goditjet e vazhdueshme bllokojnë punën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration