Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) në Bujanoc
Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) Zoran Pashaliq do të qëndrojë të hënën (26 gusht) në Bujanoc ku do të bisedojë dhe pranojë ankesat e qytetarëve në kuadër të fushatës "Ditët e ombudsmanit".
Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) pranimin e ankesave nga qytetarët do t'a bëjë në zyren lokale të Mbrojtësit të qytetarëve në Bujanoc (sheshi i Karagjorgjes) prej orës 10:00 – 16: 00.
Gjatë qëndrimit në Bujanoc Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) Zoran Pashaliq do të takohet me Kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si dhe me zëvendësin e tij Stojança Arsiq.
Poashtu, është planifikuar edhe një takim pune me kryetarin e Këshillit kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa si dhe me përfaqësuesit e institucioneve dhe të ndërmarrjeve publike në Bujanoc, me përfaqësues të OJQ-ve. /Titulli.com/