Lokale
Mbi 20 të arrestuar në komunën Preshevës dhe Vranjës
Në territorin e komunës së Preshevës dhe asaj të Vranjës sot janë arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe policë dhe doganierë.
Si merr vesh agjencia Beta, aksioni i arrestimit, i filluar sot në mëngjes, është kryer nga Drejtoria për zbulimin e krimit dhe pjesëtarët e policive kufitare të Serbisë dhe të Maqedonisë.
Pos në komunat e Preshevës dhe Vranjës, aksioni i arrestimit të të dyshuarve për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve e mallrave të tjera, është zhvilluar edhe në fshatin Llojan, që gjendet afër kufirit me Maqedoninë, përkatësisht me komunën e Preshevës.
Sipas policisë serbe, në këtë anë gjatë vitit të kaluar janë kapur mbi 6 000 migrantë ilegalë nga Avganistani, Lindja e Afërme de vendet e Afrikës perëndimore të cilët vinin nga drejtimi i Maqedonisë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!