Mbajtja e qenve apo maceve të pa regjistruara 10 mijë dinarë dënimi
Lokale

Mbajtja e qenve apo maceve të pa regjistruara 10 mijë dinarë dënimi

05.Nov.2019 10:24
0

Sipas një vendimi të miratuar në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal për mbajtjen e kafshëve në territorin e komunës së Bujanocit personat të cilët mbajnë qenë apo mace të pa regjistruar parashihen gjoba deri në 10 mijë dinarë.

 Sipas vendimit të aprovuar në Kuvend ndër të tjera thuhet se është e ndaluar mbajtja e qenve që nuk janë të regjistruar në përputhje me rregullat për regjistrimin e qenve, si dhe maceve që nuk i nënshtrohen masave të urdhëruara veterinare dhe sanitare.

 Ku po ashtu sipas vendimit “nëse një mbajtës i qenit apo maces refuzon të ekzekutojë urdhrat për një inspektim sanitar dhe veterinar, qeni ose macja do të shfarosen në mënyrë humane pasi procedurat të jetë kryer me shpenzimet e mbajtësit” – shkruhet në vendimin e miratuar.

 Po ashtu ligjet parashohin që një person më i vogël se 14 vjet është e ndaluar të jetë një mbajtës qeni. Po ajo që është e rëndësishme që sipas ligjit në fjalë kafshët endacake duhet të kapen dhe sigurohen strehimi.

 “Me qëllim të parandalimit të shfaqjes së sëmundjeve infektive që shfaqen te kafshët, shërbimin e higjienës obligohet të sigurojë: kapjen, strehimin dhe zhdukjen e qenve dhe maceve endacake në mënyrë humane. Deri në krijimin e një shërbimi higjenik, kjo do të bëhet nga Stacioni veterinës në Bujanoc” – shkruhet në vendim.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration