Mbahet tribunë për problemet dhe sfidat arkitektonike në Bujanoc
Lokale

Mbahet tribunë për problemet dhe sfidat arkitektonike në Bujanoc

14.Dec.2018 08:22
0

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc,  organizoi një tribunë ku dhe shpalosi broshurën me temën "Eliminimi i barrierave arkitektonike në komunën e Bujanocit".

 Në tribunë morën pjesë përfaqësuesit  nga komuna e Bujanocit,  OJQ-ve dhe aktivistë nga fusha të ndryshme.

Në këtë broshurë u paraqitën problemet dhe sfidat arkitektonike që po ballafaqohen personat me aftësi të veçanta.

Gjatë hulumtimit që ka bërë KDNJ ka konstatuar që në të gjitha institucionet si lokale ashtu edhe republikane që gjenden në komunën e Bujanocit, personat me aftësi të veçanta ballafaqohen çdo ditë me problemet e tyre për të kryer obligimet parësore.

KDNJ kërkon nga Kuvendi komunal i Bujanocit, që të parasheh gjatë vitit të ardhshëm 2019, të bëjë  investime që janë të domosdoshme për eliminimin e këtyre barrierave.

Kjo tribunë u organizua në kuadër të projektit, që është mbështetur nga Fondacioni TRAG me seli në Beograd./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration