Mbahet manifestim fetar në Bujanoc me program kulturor
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujnoc u mbajt manifestimi fetar i organizuar nga Medreseja e Luginës së Preshevës dhe u paraqit drama e titulluar “Mjftë” .
Manifestimi filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore të kënduara nga nxënësi Ensar Fejzullahu. Manifestimi u moderua nga nxënëset e medresesë Albina Ademi dhe Sadije Ibrahimi.
Pjesë e këtij programi ishte paraqitja e dokumentarit kushtuar historikut të medresesë, fjala përshëndetëse e koordinatorit prof. Mehmet ef. Sahiti, anëtarit të KBI-së në Bujanoc Vesim Avdiu, monolog nga nxënësja Ramize Halimi, ilahi nga kori i djemve dhe i vajzave dhe nga nxënësja Qëndresa Sadiku.
Po ashtu në këtë mnifestim u shfaq edhe drama e titulluar “Mjftë” nga nxënësit Mumin Beqiri, Qahil Ibrahimi, Sokol Sahiti, Esra Ahmedi, Sanije Iseni dhe Mirfane Avdiu.
Në këtë mnifestim morën pjesë përfaqësues nga institucionet vendore dhe qytetar të Luginës.
Sektori për informim pranë medresesë së Luginës së Preshevës.
29.12.2018. Preshevë