Masat e ndalesave edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, izolim tjetër 4 ditorë
Në 24 orë t e fundit në Serbi nga koronavirusi kanë vdekur 5 persona, dy meshkuj dhe tre femra ndërsa numri i të infektuarëve ka shkuar në 8.042 persona, kështu u lajmërua në konferencën e ekipës perofesionale të Shtabit Emergjent të qeverisë së Serbisë .
Predrag Kon, tha se koronavirusi nuk ka ndërmend të na lë të qetë dhe se masat e izolimit do të aplikohen edhe më tej, transmeton Titulli.com.
"Masat e izolimit do të vazhdojnë dhe tani duhet të sigurohemi me masa të distancës në nivele të ndryshme, që virusi të transmetohet sa më pak të jetë e mundur. Cili do të jetë transmetimi i tij gjatë verës, do ta shohim", përfundoi Kon.
Ministri i Bujqësisë , Branislav Nedimoviq në konferecë tha se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që qytetarët mbi moshën 65 vjeç nga dita e hënë mund të shkojnë në shëtitje nga një orë çdo ditë nga ora 6 deri në 1 pas mesnate jo më larg se 600 metra nga vendi i vendbanimit ndërsa dyqanet do të hapen të enjten për ta nga ora 4 deri në 7 të mengjesit pasnesër.
Ai konfirmoi që izolimi javën e ardhshme do të zhvillohet nga dita e enjte ora 6 pasdite deri të hënën më 4 maj deri në orën 5 të mëngjesit.
Sipas tij masat e jashtëzakonshme do të jenë edhe më tej në fuqi edhe po të hiqet gjendja e jashtëzakonshme sidomos kur bëhet fjalë për ambientet e mbyllura./Titulli.com/