Marrëveshjet paraprake mundë të "hapin"pazaret për qeverisjen e ardhshme komunale në Bujanoc
Lokale

Marrëveshjet paraprake mundë të "hapin"pazaret për qeverisjen e ardhshme komunale në Bujanoc

03.Nov.2014 12:37
0
Në Komunën e Bujanocit, gjatë zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptar, partitë politike, shoqëria civile dhe grupi i qytetarëve, mezi arritën të grumbullojnë 5.601 vota, nga 15.840 votues sa gjendeshin në listat zgjedhore.

Ky zvogëlim kaq drastik i votës shqiptare, vjen si rezultat i pushtetit lokal, në Bujanoc, i cili pak është marrë me azhurimin e listave zgjedhore. Shumë qytetarë me të drejtë vote, nuk figurojnë nëpër këto lista, janë shlyer fare ose u janë ndërruar vendvotimet.

Manipulimi i pushtetit lokal me listat e votimit e ka edhe anën tjetër të medaljes, verifikimin e konstatimeve të të Beogradit, se shqiptarët në Komunën e Bujanocit dhe më gjerë në nivel të Luginës së Preshevës, nuk janë në numër, aq sa ata dëshirojnë.

Po ashtu një element tjetër i zbehtë i rezultatit të zgjedhjeve është përpjekja e partisë pushtetare të Nagip Arifit, për të dominuar në këtë garë zgjedhore. Ajo nuk deshi të hyjë në koalicion me partinë bashkëqeverisëse të Jonuz Musliut, për të treguar se është forcë politike dhe pretendente serioze për fitimin e kreut të Këshillit Nacional.

Elektorati shqiptar, duke i parë këto kalkulime të rrezikshme të spektrit politik, i cili angazhohej më shumë për interesa partiake se sa për popull, i ndëshkoi ato me votë. 

Nuk duhet një analizë e thellë për të kuptuar, se si ndodhi që vota shqiptare të manipulohet dhe të degradohet tej mase?!

Askush nuk mund t’i heq dilemat, se në këtë proces zgjedhor, të mos jetë përfshirë edhe skenar i qarqeve të ndryshme nga Beogradi, i cili zgjedhjet nacionale të shqiptarëve i përdor si test për zgjedhjet për pushtet lokal, që do të mbahen pas një viti e gjysmë.

Jo rastësisht, këto kalkulime parazgjedhore t’i ketë bërë PD e Nagip Arifit, i cili edhe pse nuk hyri në koalicion me LPD-në e Jonuz Musliu, pranoi që ta nënshkruaj Marrëveshjen, që pas rezultateve të zgjedhjeve të 26 tetorit, të nominohet Musliu, krytar i Këshillit Nacional. Nga ana tjetër kjo parti fut spica në Preshevë, duke kontestuar Marrëveshjen paraprake, me arsyetimin se Jonuz Musliu, pas përsëritjes së votimeve në Konçul, mezi arriti të siguroj 987 vota, kundrejt partnerëve të koalicionit në Preshevë: PDSH-RD, të cilat bashkë arritën një fitore prej 3.909 vota, në stilin kush i ka votat e ka kryetarin!

Realizimi eventual i këtyre kalkulimeve politike të pushtetit lokal, në bashkëveprim me strukturat udhëheqëse të Beogradit, mund të hapen pazaret për qeverisjen e ardhshme komunale në Bujanoc. Për të mbet në pushtet Partia Demokratike e Nagip Arifit, me subjektet aktuale serbe, duhet të lëshon pe, jo vetëm në ndërmarrjet publike, por edhe te Kuvendi Komunal.

Nëse në këtë mandat u përfshinë të gjitha subjektet politike serbe në qeverisje lokale me kaq pushtet sa që nuk e meritonin, në mandatin e ardhshëm, do tu buzëqesh fati ta kenë edhe legjislativin. E gjithë kjo bëhet kinse për të vënë në Bujanoc, një pushtet të mirëfilltë multietnik, të sponzoruar nga qeveritarët dhe të mbështetur nga ndërkombëtarët, me arsyetimin se kësi soji mund të thithen më shumë donacione nga Beogradi. Ndërsa, filozofia e gjithë kësaj është, që partia e Nagip Arifit, të mbetet në pushtet edhe një mandat dhe në këtë mënyrë të realizohet synimi i Qeverisë serbe, që nga një Medvegjë në Luginë të Preshevës, me Bujanocin të krijohen dy.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, kërkon nga spektri politik shqiptar, të vetëdijësohet e të kthjellet nga veprimet çmendurake, me të cilat nuk po pësojnë vetëm qytetarët, por edhe organizimi i tyre i pavarur politik.

Me rezultat e vobekta të zgjedhjeve për Këshillin Nacional, shqiptarët e Komunës së Bujanocit, le ta harrojnë se mund të fitojnë 30 këshilltarë për Kuvendin e ardhshëm komunal e aq më pak të kenë dy krerët e qeverisjes lokale, nëse nuk korrigjohet mendësia e prishtë e disa subjekteve politike, të kësaj komune multietnike.

   

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Vranjë: Vret gruan me pushkë, tenton vetëvrasjen
Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, uron qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration