Lokale
Maqedonia sërish kthen studentët e Luginës
Ende pa kaluar dy javë, studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Maqedonisë, ndalohen për së dyti herë në kufirin maqedonas, duke kërkuar leje qëndrimi (vizë studentore) për në këtë shtet fqinj.
Disa studentë nga grupi tashmë i kthyer, që kanë njoftuar portalin Titulli për këtë ndalesë të radhës, kanë theksuar se në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc, janë ndaluar rreth orës 14h, përderisa policia kufitare maqedonase i ka shqiptuar edhe ndalesën për hyrje në Maqedoni për 24h të ardhshme, pasi janë urdhëruar të mbushin formularët për këtë ndalesë.
Problemi i ndalimit dhe moslejimit të tyre për të hyrë në Maqedoni është për shkak të vizës, e cila i lejon të qëndrojnë në këtë shtet fqinj.
Të njëjtin problem studentët nga Lugina e kishin edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo sikur në fillim u gjet një zgjidhje, e cila tani del të jetë e përkohshme.
Një grup prej dhjetëra studentëve të Luginës u kthye nga kjo pikë kufitare më 10 shkurt të këtij viti, me të njëjtin pretekst.
Sipas studentëve, deri më tani pas këtyre ndalesave, në këtë vit nga administratat lokale Bujanoc e Preshevë prej nga edhe vijnë këta studentë shqiptarë, nuk ka pas ndonjë ndihmesë për të lehtësuar qarkullimin./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!