Maloku: KKSH-në thellësisht duhet ndërruar
Lokale

Maloku: KKSH-në thellësisht duhet ndërruar

08.Sep.2014 14:48
0
Zgjedhjet të cilat janë parapara të mbahen për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Serbi kanë vënë në dilemë spektrin politik shqiptar, për të marrë ose jo pjesë në këto zgjedhje. Në lidhje me këtë, politologu Albinot Maloku nga Podujeva për Titulli.com thotë se, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi thellësisht duhet ndërruar.

"Nëse i referohemi Konventës së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Pakicave Kombëtare, mbi të cilën Konventë mund të themelohen Këshillat Kombëtare të pakicave mund të them se, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Serbi nuk ka mbuluar nevojat e shqiptarëve. Lëmi i arsimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe të gjuhës, por edhe kultura e informimi nuk kanë pasur ecurinë e nevojave dhe kërkesave të shqiptarëve në Luginë. Shteti i Serbisë përveç se ka kujdestaruar punën e KKSH-së, ajo edhe ka penguar kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve.”  thekson Maloku. 

Ai konsideron se të gjitha subjektet politike shqiptare duhet të ndajnë mendim të njëjtë në lidhje me participimin e tyre në zgjedhjet për KKSH.   

"Konsiderojë se subjektet politike, por edhe lidershipi shqiptar në Luginë duhet të ndajnë mendim se forma dhe kapacitetet e Këshillit Kombëtar Shqiptar duhet ndërruar thellësisht, nëse vendoset të participohet në zgjedhjet e përfaqësuesve për këtë organ. Pjesëmarrja në zgjedhje për KKSH, në kapacitetin aktual të këtij organi, të pakicave që mbulon fusha të rëndësishme identitare për kombin shqiptar në Serbi, nuk do të sjell asgjë të re për shqiptarët atje", tha Albinot Maloku për portalin informativ Titulli. 

Më tej Maloku theksoi se, "Prej themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, në asnjë fushë asgjë nuk u ndryshua. Shteti i Serbisë u ka bërë probleme në çdo segment që mbulon KKSH-ja, pra në arsim, në kulturë, në informim si dhe në përdorimin e simboleve kombëtare e të gjuhës shqipe. Andaj nuk e shoh me shumë prioritet marrjen pjesë të shqiptarëve në këto zgjedhje, përderisa nuk është vërejt asnjë ndryshim."/Titulli.com/

Bujanoc: Serbia do të hapë qendër ushtarake rajonale të trajnimit
Beqiri takim në UP, kërkon regjistrim të studentëve nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration