Lutfi Haziri: Presheva pjesë e dialogut me Serbinë
Lokale

Lutfi Haziri: Presheva pjesë e dialogut me Serbinë

27.May.2021 12:02
0

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Euronews Albania se Lugina e Preshevës - Medvegja duhet përfundimisht të përfshihen në dialogun me Serbinë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë aty të gjejnë mbështetjen dhe përkujdesjen e duhur politike.

Haziri u shpreh se, ndryshe nga partia e tij, i beson kufirit të ri si mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve. 

“Është kauza që unë besoj; Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet përfundimisht të përfshihen në zgjidhjen e problemit në kuadër të dialogut dhe duhet të përfshihet brenda Republikës së vet. Duke qenë shqiptarë me dy shtete, banorët e Preshevës kanë mbetur pa përkujdesje dhe janë vetëm 20 minuta larg Gjilanit. Ndryshe nga partia ime, unë i besoj kufirit të ri si mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Haziri.

Kërkesën e opozitës për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut me Serbinë Haziri e lidh me qëllimin që Kosova të arrijë rezultate të shpejta dhe të pranuara në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Nënkryetari i LDK tha se edhe prania e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme, por shtoi faktin se përvoja ka treguar që për çështje të ndjeshme si kjo mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja nuk ka përmbyllur asgjë pa praninë e SHBA-së.

Vendimi për praktikën profesionale 2020/2021 në komunën e Bujanocit (dokumenti)
Mustafa: Ata që kanë qeverisur me Preshevën, nuk do të kthehen më kurrë? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration