Lutfi Haziri merr ftesë ta vizitojë Bujanocin më 28 nëntor
Lokale

Lutfi Haziri merr ftesë ta vizitojë Bujanocin më 28 nëntor

30.Oct.2018 08:38
0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur  në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e ri të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Shqipërim Musliun.

Kryetari Haziri e ka uruar Musliun për zgjedhjen në krye të LPD-së, sikurse që ka shfaqur zotimin e vazhdimit të bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit me atë të Bujanocit.

Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik , Shqipërim Musliun e kanë falënderuar kreun e Gjilanit për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në fund, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë ftuar kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc në ceremoninë e shënimit të 28 nëntorit.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration