Lugina mirëpret triumfin e së majtës në Shqipëri
Lokale

Lugina mirëpret triumfin e së majtës në Shqipëri

26.Jun.2013 23:54
0
Rritja e vazhdueshme e rezultateve të zgjedhjeve në favor të bllokut të së majtës në Shqipëri, ka ngjallur shpresat tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, se qeveritarët e ri të shtetit amë, do të bëjnë veprime konkrete  për  zgjidhjen institucionale të problemeve me të cilat ballafaqohen ata në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, që administrohen nga Serbia. [caption id="attachment_56403" align="alignleft" width="210"]Jonuz Musliu Jonuz Musliu[/caption] Konstituimi i institucioneve demokratike në Shqipëri, sipas Jonuz Musliut, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, është i rëndësisë së veçantë në kohën kur shqiptarët në Luginë po ballafaqohen me rinisjen e dialogut për përmirsimin e të drejtave të tyre me autoritetet qeveritare të Serbisë. Përfaqëdsuesit e jetës civile në Luginë në anën tjetër, urojnë të majtën shqiptare për triumfin e tyre në zgjedhje, ndërkohë që apelojnë për përmbushjen e obligimeve kushtetuese, për të cilat ata janë të detyruar. [caption id="attachment_52853" align="alignright" width="156"]Jeton Ismaili Jeton Ismaili[/caption] Jeton Ismaili, gazetar nga Bujanoci e ka vlerësuar të rëndësishëm angazhimin qeverisë Rama, në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginë, më shumë se ajo Berisha. Në mënyrë që sipas tij shqiptarët e këtushëm të fitojnë më shumë të drejta. Ismaili e mbështet optimizmin e tij në premtimet që Edi Rama i ka bërë gjatë vizitave të tija në Luginë, kur edhe ishte zotuar për një asistencë më të madhe ndaj shqiptarëve të kësaj zone. Optimizmi i shqiptarëve shtohet më shumë kur kihet parasysh fakti që kreu socialist Edi Rama, në cilësin e kryeopozitarit dy herë e pati vizituar Luginën, me çrast pati premtuar angazhim konkret në përmbushjen e obligimeve kushtetuese që ka shteti shqiptarë në raport me bashkëkombasit kudo që ndodhen e veçanërisht në Luginën e Preshevës./Titulli.com/
Lugina e Preshevës "koloni" kineze
Shtyhet hapja për vitin 2014 e kufirit Miratoc–Llojan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration