Lugina ka nevojë për Kosovën e Shqipërinë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar se as në vitin që lamë pas Serbia nuk ka ndryshuar në raport me shqiptarët në Luginë të Preshevës.Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk kanë qenë më të diskriminuar as në kohën e Millosheviqit. Që të ndryshojë kjo gjendje, Halimi ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që, me qasje sistematike, t’i ndihmojë shqiptarët atje. “Shqiptarët e Luginës kurrë në pozitë më të vështirë nuk kanë qenë. As në kohën e Millosheviqit nuk kanë qenë më keq”, ka deklaruar Halimi, duke shtuar se Serbia është duke manipuluar edhe me numrin e shqiptarëve që jetojnë në shtetin serb. “Zyrtarisht shqiptarët në Serbi paraqiten vetëm 5 800 banorë nga 62 mijë sa kanë qenë në regjistrimin e vitit 2002. Kjo do të jetë çështja kryesore në çfarëdo bisede që mund të bëhet. Shqiptarët nuk i kanë ndërprerë bisedat siç po dëgjohet nga qendrat zyrtare në Serbi apo nga ndonjë lider politik i papërgjegjshëm”, është shprehur Halimi. Sipas tij, hapja e zyrave për Luginën në Prishtinë dhe Tiranë do të ndikonte sadopak në avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
“Epoka e re”: Z. Halimi, mund të na thoni më pak fjalë se si ka qenë viti që po e lëmë pas për lidershipin dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës?
Halimi: Sa iu përket deputetëve shqiptarë, nuk ka ndonjë ndryshim nga e kaluara. Sikurse në kohën e Millosheviqit, edhe tani paraqesim amendamente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Serbi, por që të gjitha refuzohen nga kuvendi serb. Vazhdojmë të jemi opozitë në Kuvendin e Serbisë, edhe pse disa nga pakicat, siç janë hungarezët dhe boshnjakët, kanë qasje në nivelin e organeve ekzekutive të nivelit qendror. Sa iu përket sferave të tjera, Këshilli Nacional është formuar para katër vjetëve, është munduar ta japë një kontribut, por ka pasur pengesa nga niveli shtetëror, siç është Ministria e Arsimit, e cila nuk i ka zbatuar obligimet ligjore dhe nuk i ka mundësuar këtij këshilli punë normale. Po ashtu, ky këshill është penguar edhe nga pushtetet lokale, të cilat kanë vazhduar avazin e tetë vjetëve më parë, që nuk e njohin Këshillin Nacional. Ky këshill ka pësuar një ulje të buxhetit prej 30-përqindësh për shkak të problemit të njohur që lidhet me numrin e shqiptarëve në Serbi. Problemi në fjalë ndërlidhet me bojkotin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011. Dhe ky moment vazhdon të jetë çështja kryesore në aspektin e zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sepse qeveria serbe brenda bisedave që kemi zhvilluar, që për mua më shumë kanë qenë lojëra politike, e të cilat patën filluar para tre vjetëve, tani ajo kushtëzon çfarëdo bisede për zgjidhjen e problemeve me kalkulimin e pandershëm për numrin e shqiptarëve në Serbi.
“Epoka e re”: Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Serbi?
Halimi: Zyrtarisht shqiptarët në Serbi paraqiten vetëm 5 800 banorë nga 62 mijë sa kanë qenë në regjistrimin e vitit 2002. Kjo do të jetë çështja kryesore në çfarëdo bisede që mund të bëhet. Shqiptarët nuk i kanë ndërprerë bisedat siç po dëgjohet nga qendrat zyrtare në Serbi apo nga ndonjë lider politik i papërgjegjshëm.

Faktikisht, shqiptarëve u është ndërprerë dialogu, duke iu imponuar në mënyrë të reduktuar ky dialog për shkak të numrit të popullsisë. Duke marrë parasysh shqiptarët që jetojnë në shtetet evropiane, ai numër është mbi 90 mijë, por shqiptarë rezidentë në Serbi kanë qenë 62 mijë, por për shkak të problemeve dhe mosmarrëveshjeve që kanë pasur lidhur me regjistrimin, tash zyrtarisht dhe në mënyrë manipulative numri i shqiptarëve në Serbi është 5 800.
Prandaj, e përsëris se ky është problemi kryesor për çfarëdo zgjidhje të mëtutjeshme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pas vizitës së Edi Ramës ka një shpresë se mund të lëvizin gjërat. Rama ka potencuar problemet kyçe të shqiptarëve të Luginës dhe ka kërkuar reciprocitet nga Serbia siç është duke bërë Kosova me serbët që jetojnë atje. Për këto çështje ne kemi insistuar vazhdimisht, por kur një kërkesë vjen nga një kryeministër, e ka peshën më të madhe. Shpresojmë se në periudhën vijuese këto biseda do të shtrohen në një rrafsh më real dhe serioz.
“Epoka e re”: Sa ka qenë i rënd viti që po e lëmë pas për shqiptarët e Luginës?
Halimi: Jo vetëm ky vit, por këto katër vjetët e fundit, të cilat janë përcjellë edhe me shpërngulje masive të shqiptarëve, janë kohët më të vështira gjatë historisë së shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e Luginës kurrë në pozitë më të vështirë nuk kanë qenë. As në kohën e Millosheviqit nuk kanë qenë më keq.
“Epoka e re”: Do të thoni se Serbia nuk ka ndryshuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës?
Halimi: Pozita e shqiptarëve kurrë nuk ka qenë më delikate dhe më e vështirë. Ne jemi të diskriminuar. Dua të them se kur janë në pyetje shqiptarët e Medvegjes, Bujanocit apo pjesa e Karadakut të Preshevës, edhe pse nuk përmendet askund as në nivelin shtetëror as ndërkombëtar, aty në periudhën e kaluar është krijuar një spastrim etnik i heshtur. Po ashtu, edhe shqiptarët në Beograd dhe në qendra të tjera janë të diskriminuar. Kjo u pa edhe pas ndeshjes Serbi - Shqipëri, ku u sulmuan pa pikë mëshire nga serbët pronat e shqiptarëve.
“Epoka e re”: Z. Halimi, si e keni parë angazhimin e dy shteteve shqiptarë në raport me Luginën?
Halimi: Vlerësoj se ende nuk ka një qasje sistematike. Më tepër kemi pasur deklarime të rastit. Deri tani nuk ka pasur ndonjë strategji konsistente për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Më tepër kemi të bëjmë me një qasje të momentit. Nga Kosova dhe Shqipëria është duke munguar një strategji afatgjatë dhe sistematike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ende nuk kemi ndonjë zyrë përkatëse në këto dy shtete që do të merreshin me problemet e shqiptarëve në Serbi. Besoj se pas iniciativave të fundit, siç është Rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe deklaratat e kryeministrit Rama, do të ketë ndonjë lëvizje pozitive.
“Epoka e re”: Mbesni me shpresë se viti 2015 do ta gjejë Luginën e Preshevës me një zyrë në kuadër të Qeverisë së Kosovës?
Halimi: Se si do të veprojnë dhe organizohen qoftë Qeveria e Kosovës apo ajo e Shqipërisë, është çështje e tyre, mirëpo për të qenë veprimi më serioz dhe sistematik patjetër që kërkon një infrastrukturë, në këtë rast zyre të cilat do të merreshin me Luginën. Në kuadër të premtimeve besoj se do të ketë një ngritje kualitative të qasjes së dy qeverive, në Kosovë dhe në Shqipëri, kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Epoka e re”: Për çfarë do të angazhohet lidershipi i Luginës gjatë vitit 2015?
Halimi: Është shumë me rëndësi të ndërpriten manipulimet politike, pra të ndërpriten fjalët e mëdha dhe boshe. Shpeshherë thuhet se ka unitet për atë apo këtë çështje, por këto kanë qenë vetëm deklarative, në raste kur në mënyrë eklatante kanë qenë të rrezikuara interesat e shqiptarëve. Ju e dini rastin e lapidarit të UÇPMB-së, ku në aspektin deklarativ kemi qenë unikë. Mirëpo, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë të ketë unitet në veprim. Subjektet e tyre politike duhet të kenë unitet në veprim e jo deklarata shterpe të cilat më shumë janë mjegull politike, e cila nuk u shërben shqiptarëve, por interesave të caktuara të subjekteve dhe liderëve politikë në prag të zgjedhjeve.

/Titulli.com/