Lokale
Lugina e zhgënjyer në 5 vjetorin e pavarësisë
Kaluan pesë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa qytetarët shqiptarë të Luginës ndjehen edhe mëtej të lënë anash nga Prishtina zyrtare
Edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, shqiptarët e Luginës nuk janë ndierë më të sigurt në trojet e tyre.
Qytetarët mendojnë se akti i shpalljes së pavarësisë përveç që ka gëzuar këtë pjesë të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ajo asgjë nuk i ka sjellur dobi, përveç vazhdimit të izolimit.
“Sot po festojmë të gjithë, ndërsa ne në Luginë festën po e bëjmë të izoluar. Në vend që ne qytetarët e Bujanocit sot të shkojmë në Prishtinë lirshëm për të qenë pjesë e manifestimeve, ne duhet të rrimë në shtëpi pasi s’kemi mundësi të paguajmë taksën për të hyrë me makinë në Kosovë, taksë kjo që na ka vendosë kryeministri Thaçi”, u shpreh për Titullin A.S. nga Bujanoci.
Edhe Presheva ndjehet e zhgënjyer në festimin e pesë vjetorit. Nusret Avdiu nga rrethi i Preshevës revoltimin e tij e shpreh me fjalët se institucionet e Kosovës nuk na ndihmuan në kohën më të vështirë.
“Serbia po bënë lloj lloj eksperimenti me shqiptarët e Preshevës, kurse të zgjedhurit e Kosovës përveç deklaratave publike nuk po ndërmarrin asgjë konkrete”, shprehet me nerva Avdiu.
Sipas tij kulminacioni është arrit kur u hoq lapidari i UÇPMB-së dhe asnjë mbështetje nuk morëm nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky është viti i dytë që shqiptarëve në Luginë iu është shkurtuar lëvizja e lirë. Vitin e kaluar për shkak të pamundësisë që shqiptarët të shkojnë në Prishtinë për festë, gazetari dhe aktori Nagip Taipi i solli Luginës obeliskun NEWBORN duke e ndërtuar atë në qendër të Bujanocit.
Ai atëkohë NEWBORN-in e ndërtoi nga bora, ndërsa këtë vit që nuk kemi borë, qytetarët e Luginës NEWBORN-in me pamje të re mund ta shohin vetëm përmes mediave./Titulli.com/
[caption id="attachment_4124" align="aligncenter" width="640"] Obelisku NEWBORN në sheshin e Bujanocit (17.02.2012)[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!