Lugina e Preshevës të trajtohet si vazhdimësi e ish-Jugosllavisë
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët shqiptarë në Preshevë, Buajnoc e Medvegjë, sidomos të vendbanimeve rurale përtej hekurudhës dhe autostradës të korridorit 10 janë pro idesë për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë por ata janë kundër ndarjes së Luginës së Preshevës.
Jakup Xhelili nga fshati Bilaq, ka thënë se ideja e bashkimit me Kosovën është ëndërr e kamotshme e shqiptarëve, por është i papranueshëm parcializimi i Luginës, në kuadër të procesit të korrigjimit të kufirit.
Bashkimin me Kosovë e përkrah edhe një banorë tjetër Jakup Ejupi nga fshati Geraj, vendbanim që gjendet mëtan autostradës, transmeton Titulli.com.
Gani Rashiti, nga organizata joqeveritare Qendra për Avokim dhe Zhvillim, thotë se optimizmi për marrëveshje dy paleshe mes Kosovës dhe Serbisë, me çrrastë Lugina e Preshevës do t`i bashkohet Kosovës, është mjaftë prezent në popullatën e këtushme. Rashiti fton liderët politik që të jetësojnë idenë e presidentit Thaçi me aktivitete konkrete.
E Shkodran Ismaili, student i doktoraturës në Vjenë të Austrisë në drejtimin e Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson në formulën Sui Generis për Kosovën, ndërsa thotë se Lugina duhet të trajtohet si vazhdimësi e ish RSFJ-së.
Presheva, Buajnoci e Medvegja, ishin ndarë nga Kosova në vitet e `50, ndërsa asaj iu kishin bashkëngjitur Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani me qëllim të prishjes së raporteve demografike sidomos në Kosovë dhe dobësimin e faktorit shqiptarë në këtë zonë.
Ideja e bashkimit të Luginës me Kosovës veçanërisht kur sponsor i saj është Presidenti Hashim Thaçi duket mjaftë e besueshme në këtë krahinë./B.Rexhepi/