Lugina e Preshevës pret verbërisht nga bisedimet Kosovë-Serbi
Lokale

Lugina e Preshevës pret verbërisht nga bisedimet Kosovë-Serbi

23.Dec.2018 16:48
0

Formimi i ekipit të ri negociues të Kosovës për bisedime me Serbinë, është përshëndetur nga përfaqësuesit politik, institucional dhe nga shoqëria civile në Luginë të Preshevës.

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, kërkojnë që në cilën do rrethanë interesat e kësaj pjesë të paraqiten në tavolinën e bisedimeve.

Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, njëherësh kryetar i komunës së Buajnocit, formimin e ekipit të ri negociues nga parlamenti i Kosovës e ka quajtur refleksion të unitetit politik.

Kamberi ka ftuar edhe partitë opozitare të Kosovës që të jenë pjesë e këtij unitetit të rëndësishëm për shtet ndërtimin e Kosovës.

Ai theksoi se në dialogun Kosovë-Serbi, duhet që të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.

Sipas të parit të Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, shqiptarët në Luginë kanë besim të ekipi negociator i Kosovës dhe ai thotë se Lugina e Preshevës me marrëveshjen përfundimtare do të jetë pjesë e republikës së Kosovës.

Enkel Rexhepu nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, vlerëson se Lugina është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe domosdo duhet që të jetë pjesë e zgjidhjes në negociatat mes dy shteteve.

 Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë jetojnë shqiptarë autokton, të cilët aktualishtë po përjetojnë një diskrimimin shtetërorë nga Serbia.

Zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të kësaj zone, nga autoritetet e këtushme, shihet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë  për të cilën ende shihet si e verbër./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration