Loriku nga Bujanoci: Jeta pa teknologji primitive, rinia e varur pres saj
Lorik Limani është nxënës i vitit të IV-të në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe gjatë një bisede për Titulli.com, tha se teknologjia po zënë një vend të rëndësishëm në shoqërinë tonë.
“Bashkëmoshatarët e mi,të rinjtë e kësaj kohë kanë një lidhje të fuqishme me teknologjinë. Ata apo më mirë le ta themi ne, rinia e kohëve të sotme kemi pasur fat, sepse jetojmë në një kohë ku gjithçka është digjitalizuar dhe kjo është një gjë e mirë për ne sepse shumë punë na janë lehtësuar”, është shprehur Limani.
Si e sheh teknologjinë në ditët e sodit?
Limani: Teknologjia në ditët e sotme mendoj që çdo dit ë me shumë është duke u bëre e domosdoshme apo një gjë primare në jetën tonë, sepse çdo gjë qe bëjmë, e bëjmë përmjet mjeteve teknologjike. Teknologjia na ka bërë që të humbim kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit, na ka bërë asocial por gjithashtu ajo e ka edhe anën pozitiv të saj, si lehtësimi i shume punëve.
Ju personalisht a jeni të varur prej teknologjisë?
Limani: Si shumica e njerëzve, gjegjësisht e bashkëmoshatareve të mi edhe unë kam fituar varësi nga teknologjia. Ndonëse e bëjë në shumicën e rasteve pa qëllim, kjo gjë ka hyrë në agjendën tonë jetësore rrënjësisht edhe nëse provojmë ta heqim mendoj që do të jetë shumë e vështirë.
A mund ti përmendni diçka pozitive nga teknologjia?
Limani: Vete qëllimi i shpikjes së teknologjisë është diçka pozitive sepse është për lehtësimin e jetës së njeriut. Teknologjia përdoret në shumë lemi, si në ekonomi, industri, në rregullimin shtetëror etj. Na ndihmon në shfrytëzimin e kohës sonë në një mënyrë maksimale,dmth që të mos na shkoj koha dëmë apo t’i kryejmë shumë punë brenda disa çasteve.
A keni dëgjuar për hologramet?
Limani: Po unë kam dëgjuar,hologrami është fotografia tre dimensionale që jep figurën hapësinore të objektit, që është reproduktim shumë i saktë i sipërfaqes reale të objektit të holografuar, dhe me ndërrimin e pozitës së shikimit do të shihen pjesët tjera të objektit, duke mundësuar që objekti të shfaqet si të ekzistonte në të vërtetë.
Si e shihni zhvillimin e teknologjisë në të ardhmen?
Limani: Ardhmëria e teknologjisë mendoj që do të jetë shumë e ndritur. Do të prodhohen shumë sende në të mirë të njerëzimit,edhe pse mendoj që për pamjen fizike dhe shëndetin e njerëzve do te ketë shume probleme sepse njerëzimi do te pasivizohet ne kulminacion , gjegjësisht në një numër masiv.
Dhe për fund, a mundë të na thoni mendimin tuaj se si mundë të bëhet jeta pa teknologji?
Limani: Jeta pa teknologji ditëve të sotme mundë të them se është pothuajse e pamundur. Jeta pa teknologji nuk do të jetë më njësoj, do të jetë një jetë primitive, e thjesht dhe me shumë pak mundësi të një jetese të bukur./Titulli.com/