Lista “Unioni Demokratik Shqiptar-Basri Veseli” hap fushën zgjedhore (foto)
Unioni Demokratik Shqiptar në Bujanoc ka hapur zyrtarisht mbrëmë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale më 21 qershor në komunën e Bujanocit.
Bartësi i listës “Unioni Demokratik Shqiptar-Basri Veseli” në numër 9, është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve lokale e cila garon me 15 kandidatë të mundshëm për këshilltar në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit.
Për programin zgjedhorë folën edhe përfaqësues tjerë të këtij subjekti politik duke prezantuar edhe para simpatizuesve pjesë nga program.