Lista shqiptare konsultohet në Preshevë para takimit me Aleksandër Vuçiq
Lokale

Lista shqiptare konsultohet në Preshevë para takimit me Aleksandër Vuçiq

14.Jul.2020 08:12
0

Përfaqësuesit dhe deputetët e listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e bashkuar” janë takuar në Preshevë për konsultime para takimit që do të kenë sot më presidentin e Serbisë në Beograd, Aleksandër Vuçiq, shkruan Titulli.com.

“U kordinuam për hapat që do të marrim ditëve në vijim dhe kërkesat tona të përbashkëta për takimin e ditës së nesërme që do të jetë me presidentin serb në Beograd”, ka shkruar Shqiprim Arifi, i cili ishte nikoqir i këtij takimi.

Lista shqiptare nga Lugina e Preshevës ka fituar 3 ulëse të deputetit në parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Deputetët e zgjedhur do të zhvillojn takim konsultativ sot me Aleksandër Vuçiq rreth mendimit të tyre për kandidatin për kryeministër të Serbisë./Titulli.com/

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration