Lista shqiptare fiton 9220 vota pas rivotimit në Bujanoc, pritet konfirmimi për deputetin e 3-të shqiptarë?
Lokale

Lista shqiptare fiton 9220 vota pas rivotimit në Bujanoc, pritet konfirmimi për deputetin e 3-të shqiptarë?

02.Jul.2020 13:44
0

Të mërkurën më 1 korrik është rivotuar për zgjedhje parlamentare edhe në komunën e Bujanocit në 9 vendvotime ku kishin të drejtë vote me 7827 qytetarë, shkruan Titulli.com.

Sipas Fadil Halitit, kryeshef i administratës komunale dhe koordinator në Komisionin Republikan Zgjedhor tha se lista shqiptare pas rivotimit ka marrë gjithsejtë 9220 vota nga 43.489 votues të regjistruar.

Haliti tha për Titulli.com se këto janë rezultatet preliminare dhe pritet që shpejt të jepen ato përfundimtare dhe të certifikohen mandatet e fituara në kuvendin popullorë të Serbisë.

Ndërsa Agim Ymeri, koordinator për zgjedhjet parlamentare në komunën e Preshevës tha se lista shqiptare e unifikuar ka marrë 15.493 vota.

Bazuar në të dhënat e dy komunave lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” në komunën e Bujanocit dhe Preshevës ka fituar gjithsejtë 24.713 vota, raporton Titulli.com.

Në bazë të rezultateve nga votimi i 21 qershorit për zgjedhjet parlamentare nga Komisioni Republikan Zgjedhorë prej 97,23 % të votave të përpunuara  lista shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” ka fituar 3 mandate të deputetit në parlamentin e  Serbisë, shkruan Titulli.com edhe pse akoma nuk është vërtetuar nga institucionet përkatëse.

Sipas renditjes së kandidatëve mandatin nga lista shqiptare e unifikuar e fitojnë Shaip Kamberi nga PVD, Argjend Bajrami nga APN dhe Nadije Beqiri nga PD mirëpo këto rezultate do të duhet të konfirmohen pas rivotimit për zgjedhje parlamentare më 1 korrik./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration