Liqeni i Bujanocit, ndërtimi i digës dhe asfaltit (foto&video)
Lokale

Liqeni i Bujanocit, ndërtimi i digës dhe asfaltit (foto&video)

19.Sep.2019 08:41
0

Liqeni i Bujanocit është më pak se 5 kilometra larg nga qendra e qytetit. Ndërtimi i digës së liqenit daton që nga viti 1966 ku edhe kanë filluar punimet, kurse në vitin 1967 kanë parfunduar dhe ka qenë funksionale, shkruan Titulli.com.

Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia e Titulli.com në kohën kur është ndërtuar nuk ka pasur edhe rrugë që të shpie tek liqeni gjë që është bërë dhe asfaltuar në vitin 1969, ku përveç asfaltit  që është vendos më 1980 është siguruar edhe energjia elektrike. Në këtë vit është hapur restorani që gjendet aty pranë dhe është bërë mbjellja e pyjeve – pishave nga nxënësit dhe puntorë.

Liqeni ka gjërësi prej 100 metrave kurse gjatësia ka qenë 920 metra kurse tash është vetëm 450. Thellësia është prej 1 deri në 12 metra. Lartësia mbi detare është 500 metra.

Liqeni i harruar tashmë nga qytetarë ku edhe fotot flasim vet. Por ajo që të kap syri janë edhe mbeturinat të hedhura nga qytetarët të papërgjegjëshëm në vende të ndryshme në pjesën e hyrjes për në liqen si urim “mirëseardhje” gjenden edhe qeset e mbushura me mbeturina, shkruan Titulli.com.

Nga një vend turistik dhe relaksi në një vend i cili është harruar tashmë. Aty nuk mungojnë edhe veglat për rekreacion ku mund të shihen në foto, por ato janë të mbuluara nga bari aty. 

Por njëashtu vlen të thuhet se edhe ndryshe nga më herët tani në liqen mund të shohësh shumë pak njerëz përveç peshkatarëve është shtirë të shohësh persona tjerë aty, raporton Titulli.com.

  

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration