Limaj: Reciprocitet i serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Platforma e Kosovës në bisedimet me Serbinë përfshinë edhe reciprocitetin e serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi.
Bashkëkryesuesi i Delegacionit shetëror në dialog me Serbinë në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë në minimumin e tyre.
“Çështja e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Serbi ka qenë e anashkaluar. Kjo platformë për herë të parë thotë se shqiptarët atje duhet t’i kenë të drejtat sikur serbët në Kosovë. Kosova është krenare që më 2007 ka promovuar të drejtat e komuniteteve si asnjë vend tjetër. Ne vlerësojmë që të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë në minimumin e tyre”, ka thënë ai.
“Aplikimi i standardeve të Kosovës edhe në Serbi e ndihmon edhe Serbinë”.