LILP mirënjohëse ndaj kryeministrit Rama
Lokale

LILP mirënjohëse ndaj kryeministrit Rama

12.Nov.2014 22:55
0
Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës (LILP) vlerëson lart qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama paraqitur në Beograd gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, z. Vuciq, qëndrim ky që padyshim shpreh orientimin e të gjithë shqiptarëve për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës me seli në Gjilan, konsideron që deklarata e kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, nuk përbënte një provokim, ashtu siç synuan ta paraqesin pala serbe, por përballje e realitetit, meqenëse një qëndrim i tillë është i artikuluar edhe nga shtetet perëndimore.

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës shpreh mirënjohjen e thellë për angazhimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të drejta që iu janë mohuar atyre prej kohësh.

“Premtimi dhe betimi i tij përpara mijëra banorëve të Luginës se do të hiqen të gjitha pengesat për të rinjtë shqiptarë kudo që ata jetojnë, detyrim ky kushtetues i Shqipërisë, solli tek ata shpresë dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e LILP-së.

Sipas kësaj Lëvizje, analogjia që ai bëri për të drejtat e shqiptarëve të rajonit të Luginës me të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë, është për t’u vlerësuar lart.

“Të gjitha këto kërkesa dhe zotime për t’u angazhuar, janë në frymën e vlerave të Bashimit Evropian, ku të gjithë të bashkuar synojmë të aderojmë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës, nënshkruar nga kryetari Fatmir Arifi. /Titulli.com/

Shkoi Rama, mbeti drama
Pas vizitës së Ramës, TK e gatshme për vazhdim të dialogut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration