Ligji mbi privatizimin e mediave hynë në fuqi
Ligjet e reja për media të cilat Parlamenti i Serbisë i ka aprovuar më 2 gusht, të mërkurën hyjnë në fuqi.
Të mërkurën në fuqi do të hyjnë ligjet mbi informimin publik dhe media, ato elektronike si dhe serviset e mediave publike.
Këto ligje janë rezultat i strategjisë për media i aprovuar në shtator të vitit 2011.
Me ligjet e reja për media është paraparë tërheqja e shtetit nga pronësia e mediave deri më 1 korrik të vitit 2015-të, financim në bazë të projekteve, heqja e pagesë televizive dhe nga viti 2016-të vendosjen e taksës e cila nuk do të kalojë shumën prej 500 dinarëve.
Sipas të dhënave më të fundit, 81 media duhet të privatizohen, që është 6 deri në 7 për qind e të gjitha mediave të regjistruara në Serbia, nga 1.320.
Të gjitha mediat në pronësi publike duhet të privatizohen deri më 1 korrik të vitit 2015-të.
Nëse nuk arrin që mediumi t’i shitet pronarit të ri, atëherë kapitali privatizohet duke i kaluar të punësuarve pa kompenzim. Regjistrimin e mediave do ta udhëheqë Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve.
Do të mbesin dy transmetues publikë, radio Televizioni i Serbisë dhe Radio televizioni Vojvodinës, të cilët këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të financohen nga buxheti shtetëror, ndërsa nga viti 2016-të do të vendoset taksa si model financimi.
Transmetuesi publik do të duhej që të jetë i pavarur dhe me autonomi ligjore e cila i mundëson arritjen e interesit publik në lëmin e informimit, ndërsa është e definuar që përmbajtja e programit duhet të jetë i atillë që të kontribuojë në “informacione në kohë reale, në paanshmëri dhe informim profesional të qytetarëve, me respektim të plotë të drejtave dhe lirive njerëzore”./Titulli.com/