Ligjëratë nga Fatmir Arifi: Tromboembolia Pulmonare, shkaktar i vdekjeve të papritura
Fatmir Arifi, specializant në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka mbajtur ligjëratë për Telemjekësi në QKUK.
Ligjërata e tij "Tromboembolia Pulmonare, shkaktar i vdekjeve të papritura", është shfaqur edhe online për Spitalet Rajonale të Kosovës.
Ky është teksti i prezantuar para të pranishmëve.
Patologjia e kësaj sëmundje qëndron në obstrukcionin e qarkullimit të arterieve mushkërore si pasojë e bllokimit nga ndonjë koagulum. Është sindromë klinike e cila paraqitet me vështërsi në frymëmarrje (Dispnea), dhembje gjoksi me karakter therrëz, kollitje dhe pshtyme me gjakë (hemoptizi), etj.
Veshtersia në diagnostikim është sepse kjo sindromë është si për kah siptomatologjia ashtu edhe nga analizat laboratorike e ngjashme me sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të tjera kronike obstruktive mushkërore. Këta të sëmurë kanë rrezikshmëri të lartë të vjekjes së papritur dhe zënë vendin e tretë pas Sindromës acute coronare dhe Semundjeve Cerebrovaskulare.
Më të rrezikuar janë personat që kanë që kanë probleme me trombozë të venave të thella, ata që kanë pasur intervenime kirurgjike muajt e fundit, sëmundjet malinje, femrat gjatë shtatëzanisë, obeziteti, stresi dhe predispozicioni gjenetik.
Tē gjithë pacientët që kanë një dispne (vështërsi në frymemarrje) të pa shpjegueshme atëherë duhet të dyshohet në këtë sëmundje dhe patjeter të lajmërohet tek mjeku dhe me kujdes duhet të filloj me anamnezë, analiza laboratorike dhe imazherike të nevojshme për diagnostifikim.
Dyshimi në këtë sindromë klinike duhet të jetë e arsyeshme dhe fillimishtë bëhet D-Dimer testi që tregon për hiperguagulibilitetin e gjakut por kjo analizë edhe pse është senzitive nuk është specifike, sepse rritet edhe në sëmundje tjera sistemike. Ekzaminimi imazherik angio-CT me kontrast të arterieve mushkërore është indikacioni absolut për pacientin me risk të lartë për Tromboemboli.
Nëse diagnostikimi bëhet i hershëm dhe pa humbur kohë atëherë edhe mundësia e trajtimit është e mundur. Dhënja e trombolitikëve, terapia me antikoagulant dhe intervenimi kirurgjik (trombektomia perkutane me kateter) janë metodat terapeutike.