Liburn Aliu fillon vizitën në Preshevë: Shpalosin propozime projektesh (video)
Liburn Aliu, nga Ministria së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë i shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, filluan vizitën zyrtare në komunën e Preshevës.
Ata janë pritur nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë tjerë.
"Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takoj kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani. Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc", ka shkruar mes tjerash Liburn Aliu.