Letra Trump dhe bashkimi i komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën
Lokale

Letra Trump dhe bashkimi i komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën

26.Apr.2019 09:09
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore ” ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij,  ky dialog është i pa alternativë dhe se pengesa siç është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të jetë shtysë që dialogu të rifillojë në një format tjetër.

“Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë për të përfunduar menjëherë. Mendoj që dialogu është i pa alternativë dhe shumë prej këtyre pengesave, qoftë edhe taksa, do të jenë shtysa që dialogu të rifillojë ndoshta edhe në një format tjetër”, ka thënë ai.

Murati po ashtu tha se nuk duhet të merret me jo seriozitet letra e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne nuk duhet ta marrim me shaka letrën e Trump-it. Është hera e parë që një president i shkruan letër dy shteteve. Me mbet Kosova kështu siç është, dhe më keq me një asociacion me kompetenca ekzekutive, kjo është shpërbërja e shtetit të Kosovës. Unë e thash alternativën dhe sigurisht nuk ka zgjidhje pa marrëveshje”, ka thënë kryetari i LB-së, Valon Murati.

 

Murati në këtë intervistë ka folur edhe për platformën e kësaj partie që kanë ridefinimin e kufijve dhe bashkimin e komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration