Largimi i punëtorëve ndan Bashkësinë Lokale në Tërnoc! (dokument)
Lokale

Largimi i punëtorëve ndan Bashkësinë Lokale në Tërnoc! (dokument)

02.Nov.2014 17:31
0

Largimi nga puna i pesë punëtorëve shqiptarë nga Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, ka nxitur pakënaqësi, përveç ndër qytetarët e rëndomtë, edhe në mesin e zyrtarëve që drejtojnë fshatin më të madh në Luginë të Preshevës.

Të pakënaqur me vendimin e drejtorit të ndërmarrjes publike “Drejtorati për Ndërtim” Agim Haliti, për largim nga puna të pesë punëtorëve shqiptarë, zëvendës kryetari i Bashkësisë Lokale (BL) në Tërnoc, Arbër Pajaziti dhe anëtari i saj Hajredin Destani, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e këtij institucioni lokal.

Në dorëheqjen, e shpërndarë sot në rrjetin social Facebook, ndër të tjera thuhet se është kërkuar nga Haliti, i cili njëherit është kryetar i BL-së në Tërnoc, që të rishqyrtojë këtë vendim për të mos i larguar këta punëtorë nga vendet e punës.

“Këtë gjë disa herë ia kishim bërë me dije z.Haliti se ne, dhe shumë si ne, jemi kundër këtij vendimi, jo për ndonjë interes politik apo individual, por për mos t’i kontribuuar përçarjes, që fatkeqësisht na ka kapluar si popull. Arsyeja tjetër është, shumica e të larguarve janë nga fshati Tërnoc ku edhe ne jemi pjesë e kësaj Bashkësie Lokale”, thuhet në dorëheqjen e Pajazitit dhe Destanit.

Dy ish përfaqësues të BL-së kërkojnë përmbajtje që ky rast të mos shfrytëzohet për poena politik, në mënyrë që të mos thellohet “hendeku i cili tashmë vetëm se ekziston”.

Lidhur me largimin e punëtorëve shqiptarë nga Drejtorati për Ndërtim, ka reaguar edhe kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Shaip Kamberi, i cili gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Bujanocit, këta punëtor kishin krijuar marrëdhënie pune.

“Largimi i pesë punëtorëve nga puna, në mesin e tyre edhe dy grave, është një akt qyqar i qyqarëve në pushtet, një veprim i ulët i atyre që s’vlejnë pesë pare nëse s’kanë pushtet, i atyre që duke i bërë keq tjerëve veten e shohin të lartësuar, i atyre që i bëjnë shërbim zbrazjes së “moderuar” të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Megjithatë, pushtetarët e këtillë qyqar është më tepër për t’i mëshiruar se sa për t’i urryer”, ka shkruar Kamberi, tashmë deputet popullor.

Dy anëtarët që sot dhanë dorëheqje nga BL në Tërnoc, së bashku me drejtorin dhe kryetarin e BL në Tërnoc, Agim Halitin, janë anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike (PD), e cila drejton me komunën e Bujanocit.

Largimi nga puna i pesë punëtorëve, katër nga fshati Tërnoc dhe një nga Breznica, për PVD-në është i motivuar politikisht. /Titulli.com/

Ja rezultati i rivotimit në Konçul
FHKL kërkon mobilizim për të parandaluar shpërnguljen e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration