Lapidari është harruar nga të zgjedhurit e popullit, qytetarët të zgjohen (video)
Lokale

Lapidari është harruar nga të zgjedhurit e popullit, qytetarët të zgjohen (video)

21.Jan.2015 22:58
0
Përfaqësues të jetës shoqërore, politike e mediale në Luginë kanë vlerësuar se 2 vite pas heqjes së lapidarit në Preshevë, situate mbetet akoma e rëndë duke rrezikuar edhe shumë çështje tjera me interes për pakicën shqiptare që jeton këtu.

Në një emision televiz të mbajtur në RTV “Aldi” në Preshevë kanë folur Nehat Hyseni, veprimtar i proceseve të ndryshme politike e shoqërore në Luginë që nga vitet e nëntëdhjeta dhe tani  analist politik, Sevdail Hyseni njohës i politikës, botues I disa mediave të shkruar shqip në Luginë dhe drejtues i shoqërisë “Perspektiva”  në Bujanoc, Baki Rexhepi gazetar në Radio Televizioni e Kosovës  dhe Belgzim Kamberi gazetar dhe drejtues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Diskutuesit vlerësuan  se ishte një papërgjegjësi e institucioneve lokale e politike për mos mbrojtjen e vlerave të atyre që u flijuan për të mirën e Luginës, ndërsa më e keqja është se kujdesi ndaj kësaj kategorie nuk kujdeset askush.

Gjithashtu është shtruar kërkesa që përveç pllakës përkujtimorë të mësojnë më shumë nxënësit shqiptar për idealet e tyre për një jetë më të mirë në Luginë të Preshevës.

Për më tepër shikoni videon:

 

Hapet ordinanca gjinekologjike dhe obstetrike, përvoja gjermane në Preshevë (Foto)
Arifi i gatshëm të mbështes Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration