Ky është Gëzimi nga Presheva, super stjuardi shqiptar!
Avioni ishte lodra e preferuar e tij, qysh në vegjëli. Por vite më vonë, avioni do të bëhej zyra e tij. Ajo që nisi si një lojë fëmijërore, tash e dhjetë vite është bërë profesioni i Gëzimit.
Gëzim Sahiti, një 32 vjeçar nga Presheva, vendosi që ëndrrën e fëmijërisë ta shndërronte në realitet. Në vitin 2008, ai nisi punën si stjuard në një kompani të vogël fluturimesh, për të punuar më vonë në kompani lidere në fushën e aviacionit. Ndërkaq, në vitin 2016, ai nisi punë të re në Aeroportin e Prishtinës. Megjithatë, mendjen e zemrën i kishte në qiell. Andaj, me ndihmën e kompanisë “Reiseburo Prishtina”, mori trajnime të reja në Greqi dhe filloi punën përsëri si stjuard, këtë herë në kompaninë Orange2Fly.
Në një rrëfim për albinfo.ch, Gëzimi ka treguar më shumë rreth punës së tij si stjuard.
Të punosh në mijëra metra lartësi…
Gjatë udhëtimeve me aeroplan, hasim fytyrat e buzëqeshura të stjuardëve dhe stjuardesave. Por prapa këtyre buzëqeshjeve fshihen shumë punë e sfida. Puna e tyre nuk është vetëm vajtje-ardhje në një destinacion të caktuar. Gëzimi, bashkë me kolegët e tij, zgjohen në orët e hershme të mëngjesit, dhe nisin përgatitjet për t’iu ofruar udhëtarëve një fluturim sa më të rehatshëm.
Megjithëse puna mbetet e njejtë, destinacionet e fluturimeve ndryshojnë. Dhe për Gëzimin është kënaqësi e veçantë të udhëtojë nëpër botë, të takojë çdo ditë njerëz të rinj, dhe mbi të gjitha, të punojë në mijëra metra lartësi…
Të qenurit në 10.000 metra lartësi është ndjenjë e veçantë, bardhësia e reve, pamjet magjepsëse nga lart, puna në uniformë dhe mbi të gjitha, mundësia për të udhëtuar vazhdimisht, është e mrekullueshme, një ambient që nuk të bëhet monotoni, udhëtarë të ndryshëm dhe destinacione të ndryshme e bëjnë punën tonë të veçantë”, thotë Gëzimi.
Puna si stjuard, i ka mundësuar Gëzimit të vizitojë vende të ndryshme e të takojë njerëz të shumtë. Por pjesa më emocionuese për të, është takimi me bashkëvendasit dhe bisedat në gjuhën amtare.
Ndër rastet më të veçanta gjatë punës së tij, Gëzimi thotë se janë reagimet e udhëtarëve shqiptarë, kur e dëgjojnë që iu flet shqip.
“E mbaj mend, në vitin 2009, një udhëtar i moshuar që po kthehej në Kosovë pas shumë vitesh, dhe gjersa po hipte në avion, e përshendeta në shqip. Ai u habit, u emocionua, dhe më përqafoi. Tha po ndihem sikur arrita në Prishtinë”, tregon Gëzimi.
Por përtej kësaj, detyra e tij si stjuard është që të ndihmojë udhëtarët gjatë fluturimit, t’iu ofrojë rehati e t’i udhëzojë e ndihmojë në raste emergjente. Megjithëse nuk ka pasur incidente gjatë punës së tij, Gëzimi tregon se është i përgatitur për situata të tilla.
“Në këto 10 vite eksperiencë, akoma s’kam hasur në ndonjë rast emergjent dhe shpresoj që të mos ndodhë asnjëherë, gjithsesi, çdo pjesëtar i ekuipazhit është i trajnuar në bazë të standardeve europiane të EASA për të menaxhuar çdo rast emergjent dhe për të siguruar që jeta e udhëtarëve dhe e ekuipazhit të mos cenohet”, thotë Gëzimi.
Çfarë përgatitje duhet të ketë një stjuard/esë për të punuar në qiell?
Fluturimi dhe udhëtimet nëpër botë e bëjnë më tërheqës këtë profesion. Por ky profesion kërkon një sërë kriteresh, e mbi të gjitha: guxim dhe pasion për të punuar në një zyrë në lëvizje – në qiell! Kryesisht, një stjuard/esë duhet të dëshmojë se është i/e aftë fizikisht dhe psikikisht për ta kryer këtë punë, të njohë mirë gjuhën angleze (gjuhët tjera janë një plus) të dijë not dhe jo vetëm. Pastaj janë një sërë trajnimesh teorike dhe praktike nga European Aviation Safety Agency (EASA) që u mundësojnë stjuardëve/stjuardesave të marrin njohuri mbi aviacionin, mbi ndihmën e parë dhe trajnime të tjera të nevojshme. Pas pjesës teorike, ata testohen në ambiente simuluese, në mënyrë që të përgatiten për raste emergjente.
Pas përfundimit të suksesshëm në të gjitha këto faza, çdo pjesëtar i ri pajiset me liçencë dhe atëherë, siç thotë Gëzimi, fillon edhe pjesa më e bukur e punës, të fluturosh dhe të jesh në qiell!
Si reagojnë shqiptarët kur kuptojnë se jam shqiptar?
“E mbaj mend, në vitin 2009, një udhëtar i moshuar që po kthehej në Kosovë pas shumë vitesh, dhe gjersa po hipte në avion, e përshendeta në shqip. Ai u habit, u emocionua, dhe më përqafoi. Tha po ndihem sikur arrita në Prishtinë”, tregon Gëzimi.
Çfarë nevojitet për t`u bërë stjuard/esë?
Kryesisht, një stjuard/esë duhet të dëshmojë se është i/e aftë fizikisht dhe psikikisht për ta kryer këtë punë, të njohë mirë gjuhën angleze (gjuhët tjera janë një plus) të dijë not dhe jo vetëm. Pastaj janë një sërë trajnimesh teorike dhe praktike nga European Aviation Safety Agency (EASA)