Kuvendi Preshevës zgjedhë drejtorët e Ndërmarrjeve Publike
Lokale

Kuvendi Preshevës zgjedhë drejtorët e Ndërmarrjeve Publike

02.Oct.2013 15:38
0
Në seancën e sotme Kuvendi Komunale i Preshevës ka bërë zgjedhjen e drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike ku themelues është ky organ. Edhe pse këshilltarët e opozitës kanë kontestuar mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve, për shkak se siç thonë mosrepktimin e procedurave të zgjedhjes, këshilltarët e koalicionit qeverisës qëndrojnë në atë se konkursi ka qenë publik dhe kanë pasur të drejtë për të konkurruar të gjithë. Opozita realisht nuk ka pasur vërejtje vetëm për procedurën e zgjedhjes së drejtorit të Bibliotekës “Mehmet Jusufi”. Këtë organizatë do ta udhëheqë përsëri drejtori i deritanishëm Vaxhid Mehemdi. Për dallim nga herët tjera, këtë herë në NIP “Presheva” në Preshevë, dhe NP “Moravica”, ku drejtorët i ka zgjedhur Këshilli Drejtues e më pas Kuvendi vetëm se i ka emëruar, me ndryshimin e ligjit mbi ndërmarrjet publike, në këto dy institucione drejtorët i ka zgjedhur Komisioni për zgjedhjen e drejtorëve, raporton Titulli. Sa i përket zgjedhjes së drejtorit të NIP “Presheva”, opozita ka kritikuar punën e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve, pa kontestuar emrin e kandidatit të vetëm që ka konkurruar magjistrin e shkencave politike Reshat Neziri. Pra, drejtorë me mandate 4 vjeçar për të udhëhequr me Rtv Presheva, këshilltarët e Kuvendit Komunal emëruan drejtorin e deritanishëm Reshat Nezirin. Ndërsa për NP “Moravica” përveç se është vënë në dyshim puna e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve, është vënë në dyshim edhe puna e drejtorit të deritanishëm Naser Sadikut. Këshilltarët e PVD-së në debat kanë bërë të ditur se kandidati tjetër për drejtorë i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore, ndërsa komisioni ka zgjedhur kandidatin që nuk ka plotësuar thuajse asnjë kusht. Por sipas komisionit kandidati që është eliminuar nuk ka sjell asnjë dokumentacion të nevojshëm, por vetëm se ka plotësuar një kërkesë në të cilën thuhet se konkurron për pozitën e drejtorit. Gjatë kësaj seance janë zgjedhur edhe disa anëtarë të trupave punuese dhe pleqësive të kuvendit./Titulli.com/
Breznica me “autostradë” (foto dhe video)
Gazetari zviceran qëndron në KKSH
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration