Kuvendi komunal i Bujanocit me sistem të ri digjitalizimi
Lokale

Kuvendi komunal i Bujanocit me sistem të ri digjitalizimi

23.Sep.2019 11:46
0

Pas pushimit pothuajse tre mujorë të punës në kuvendin komunal, punimet janë digjitalizuar dhe janë krijuar kushte dhe rregulla të reja të funksionimit, shkruan Titulli.com.

Sipas sistemit të ri në kuvend këshilltarët mund të votojnë me anë të pajisjeve të cilat janë vendosur në tavolinën para tyre, por gjithashtu me këtë pajisje lajmërohen për fjalë replikë dhe të tjera.

Gjithashtu në sallën e kuvendit është vendosur ekrani aty mund të shihet votimi, prezenca, radha për fjalë apo replikë.

Digjitalizimi i kuvendit komunal është bërë falë projektit të fituar nga komuna e Bujanocit në vlerë prej 4.7 milion dinarë nga Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë./Titulli.com./

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration